Categories Lajme

​Italia pritet të shtrëngojë masat, ja vendimi për shkollat dhe universitetet

Italia po rikthehet në shifrat e frikshme të muajve të parë të prekjes nga pandemia e Covid-19. Komiteti i ekspertëve Tekniko-Shkencor i ngritur pranë qeverisë italiane për përballimin e pandemisë globale, ka zhvilluar në mbrëmjen e të shtunës një mbledhje urgjente pas të dhënave të fundit shqetësuese mbi kurbën e infektimit me Covid-19. Kryeministri italian, Gisueppe Conte, ka thirrur këtë të dielë mbledhjen e qeverisë dhe ka informuar për hartimin e një drafti të ri masash më shtrënguese në respekt dhe të rekomandimeve.

Komiteti i ekspertëve italianë ka rekomanduar:– orare të ndryshme mësimi për nxënësit e ciklit të lartë dhe ata universitarë.Një riorganizim më specifik për qarkullimin më mjetet e transportit publik me përfshirjen e autoriteteve lokale e të figurës së monibility manager. më shumë kontrolle në aktivitetet tregtare për respektimin e normativës së distancimit, mbajtjes së maskave me rekomandimin e përcaktimit të numrit maksimal të personave që duhen të pranohen në lokale, numër i cili duhet detyrimisht të jetë i varur në mur e në një vend të dukshëm.Rekomandohet përcaktimi i numrit maksimal të personave që duhet të ulen në të njëjtën tavolinë në restorante.

Forcimi i sistemit shëndetësor në territor me përfshirjen dhe të sistemit kombëtar të mbrojtjes civile. Rekomandohet nevoja absolute për diagnostikimin e personave, gjurmimi e monitorimi i kontakteve të tyre me përfshirjen e doktorëve të mjekësisë së përgjithshme e të pediatrëve. Limitimi i përkohshëm i eventeve publike si kongrese, panaire dhe i eventeve private, të grumbullimeve spontane apo të organizuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME