Categories Lajme

​Kosovë, KQZ certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt të këtij viti.

Nga tani i hapet rrugë thirrjes së seancës për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, që duhet të bëhet nga ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës.

Nga rezultati përfundimtar i certifikuar sot në KQZ, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve më 50.28% të votave.

Partia Demokratike e Kosovës më 17.09%, Lidhja Demokratike e Kosovës 12.73%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.12%, Lista Serbe 5.09%. Ndërsa Ujedinjena Zajednica-Adriana Hoxhiq ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës me rezultat 0.25%.

Ky vendim i KQZ vjen pas konfirmimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe të Gjykatës Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar dhe vendosur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME