Categories Lajme

103 kandidatë kalojnë testin fizik për BKH, testi i esesë me shkrim më 26 tetor, në përfundim do përzgjidhen…

Nga 403 kandidatë për Byronë Kombëtare të Hetimit, vetëm 103 kandidatë kanë arritur që ta kalojnë testin e aftësive fizike, 300 prej tyre janë skualifikuar. Këta kandidatë do t’i nënshtrohen testit të esesë me shkrim me 26.10.2020. Testimi i radhës do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Ndërsa pas testit të esesë, i pret vetingu dhe makina e së vërtetës. Nga 103 kandidatë vetëm 60 do të pranohen në BKH. Gara u hap më 8 shtator, ditën kur ambasadorja Amerikane, Yuri Kim, zhvilloi një takim me drejtoreshën e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj dhe drejtuesin e SPAKut, Arben Kraja. Pas këtij takimi, në njoftimin e BKH-së, jepeshin të gjitha detajet e kushteve që duhet të plotësojë kandidati, për të qenë hetues pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe kontaktet e nevojshme. Sipas BKH-së, kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat e përcaktuara në Ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në fushat që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (Ekonomik, Teknologji e Informacionit).

Sipas njoftimit zyrtar të BKH-së, për të aplikuar për pozicionin e hetuesit të BKH-së kandidatët do të duhet të plotësojnë disa kritere, si dhe të dorëzojnë disa dokumente.

Nevojitet vërtetim zyrtar që vërteton vlerësimet për aftësitë e tij /saj profesionale, etike dhe integritetin moral; vërtetim zyrtar që vërteton se ndaj tij/asaj nuk është marrë masa disiplinore e “shkarkimit nga detyra”, ose ndonjë masë tjetër masë disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e aplikimit; një deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit, që do të pohojë se kandidati nuk është palë ose përfaqësues ligjor në çështje që janë objekt hetimi nga BKH-ja dhe Prokuroria e Posaçme si edhe nuk ka asnjë konflikt interesi, i cili do ta bënte të pamundur angazhimin e kandidatit në pozicionin e hetuesit.

Pas kësaj do të kryhen fazat e përzgjedhjes ku aplikantët do t’i nënshtrohen disa testimeve. Ndërkohë, ditën kur kryhej testi me shkrim, drejtoresha e BKHsë, Aida Hajnaj, tregoi se BKH-ja do të jetë gati në janar: “Janë disa faza që duhet të kalojnë deri sa të arrijmë në fazën që të marrim 60 hetuesit dhe mendojmë se deri nga fundi i dhjetorit duhet të jenë të përfunduara të gjitha fazat që duhet të kalojnë. Me parashikime, ne mendojmë dhe duam që në janar të fillojë puna e BKHsë”, u shpreh Hajnaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME