Categories Lajme

12 vite kanë kaluar nga protesta e përgjakshme e 21 janarit

Ditën e sotme bëhen plot 12 vite nga protesta e protesta e përgjkshme e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, një prej ngjarjeve më të rënda që ka prekur Shqipërinë në gjithë këto vite demokraci. Më 21 janar 2011 u vranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit.

E gjitha u nis pas skandalit me videon Meta-Prifti, ku flitej për koncesion dhe kjo shtyu që të organizohej një protestë kundër këtij korrupsioni siç e quante atëherë Partia Socialiste. Protestuesit përshkuan rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para Kryeministrisë, pasi policia kishte ndërmarrë masat që të mos lejonte asnjë autobus më tej. Turma nisi me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, filloi hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit.

Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të hynë në oborrin e kryeministrisë, ndërsa policia mbronte ambientin e brendshëm. Për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Ky i fundit, pas mjekimit paraprak në Spitalin Ushtarak të Tiranës, është dërguar për kurim të mëtejshëm në Turqi, ku dhe vdiq pas disa ditësh.

Menjëherë pas vrasjeve, socialistët e vlerësuan ngjarjen si krim shtetëror, ku akuzuan kryeministrin e kohës Sali Berisha si përgjegjësin kryesor. Ndërkohë që Gjykata e Tiranës, dënoi ish-komandantin e Gardës Andrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për ngjarjen. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite

Sot 12 vite më pas ende nuk është bërë ‘paqe’ me atë që ka ndodhur. Aktualisht ka vetëm një çështje në Prokurorinë e Tiranës dhe është ajo e vrasjes së Aleks Nikës, teksa predha që e la atë të vdekur është dërguar për ekzaminim në Itali. Vrasja e Aleks Nikës mbetet ende pa autor pasi drejtësia shqiptare s’ka mundur të faktojë se nga cila armë është qëlluar predha që i mori jetën Lezhjanit. Kryeministri Berisha atë kohë doli në konferencë për shtyp, duke deklaruar se donin t’i bënin puç, ndërkohë që opozita u shpreh se shteti nëpërmjet Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm shqiptarë dhe ka mbytur në gjak një demonstrim paqësor, që është e drejtë kushtetuese e qytetarit.

Partia Socialiste akuzoi si urdhërues të vrasjeve kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Por, Berisha nuk u ndal vetëm me akuzat për PS-në, ai sulmoi ashpër Prokurorinë, SHISH-in dhe Presidentin e Republikës, të cilët, sipas tij, donin ta rrëzonin me dhunë. Edhe në këtë përvjetor socialistë dhe familjarë të viktimave pritet që të bëjnë homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet në nder të 4 protestuesve të cilët humbën jetën. Ky është një ritual që ndiqet çdo vit nga kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga familjarët e viktimave, por dhe anëtarë të kabinetit qeveritar duke vendosur lule në bulevard.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME