Categories Covid-19, Lajme

13 vende të BE-së arrijnë marrëveshje për pasaportat Covid -19

Greqia dhe 12 vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje që synon të sigurojë udhëtime të sigurta dhe rritjen e turizmit brenda bllokut  evropian, njoftojnë mediet austriake. Sipas raportit, Ministrja austriake e Turizmit Elisabeth Kostinger tha se vendet anëtare përgatitën detajet e një propozimi për një “pasaportë të gjelbër” të prezantuar për herë të parë në fillim të këtij viti, dhe  që tashmë janë përcjellë për miratim në Komisionin Evropian.

Kostinger shpjegoi se skema përbëhet nga një certifikatë që konfirmon se udhëtarët janë të painfektuar, janë vaksinuar kundër koronavirusit të ri, kanë rekomandim shëndetësor se janë rikuperuar kohët e fundit nga infeksioni, ose që janë testuar negativ nga virusi. Sipas raportit, informacioni do të ruhet në një kod QR të lidhur me një sistem të përbashkët.

Plani është që certifikatat të aplikohen jo më vonë nga qershori dhe kjo të sigurojë lirinë e udhëtimit gjatë stinës turistike. Vendet e tjera që kanë rënë dakord për Covid-pasaportat janë Austria, Kroacia, Qiproja, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Malta, Portugalia, Sllovenia dhe Spanja dhe Bullgaria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME