Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero, e vijoi turin e komunikimeve të drejtpërdrejta në disa biznese në Tiranë, të cilat kanë përfituar nga Paketa e Zgjeruar e Qeverisë. Zëvendësministrja Vjero u njoh me problematikat e biznesit të shkaktuara prej situatës së COVID-19 si dhe vijueshmërinë gjatë kësaj periudhe të hapjes. Vjero i kërkoi biznesit të zbatojnë protokollin e masave për frenimin e përhapjes së COVID.
Përfaqësues të biznesit u shprehën se situata e krijuar prej COVID ishte e vështirë, por falë mbështetjes së qeverisë përmes pagave të luftës, situata u kapërcye. Nga kjo paketë prej 40 mijë lekë kanë përfituar 168 508 qytetarë shqiptarë.