Categories Lajme

18 emigrantë të vdekur nga zjarret në Greqi

Rikthimi i zjarreve masive për shkak të vapës përvëluese në Greqi, këtë herë ka rezultuar me një bilanc tepër të rëndë.

Trupat e shkrumbuar të 18 personave, 2 prej te cilëve fëmijë, me shumë gjasa emigrantë të jashtëligjshëm u gjetën në pyllin e Dadias, pranë qytetit Aleksandropolis pranë kufirit tokësor me Turqinë.

Në të njëjtën zonë, një ditë më parë u gjet trupi i pajetë i një tjetër emigranti i cili kishte humbur jetën nga asfiksia si pasojë e vorbullës gjigante të tymit që ka pushtuar zonën.

Zona përreth Aleksandropolit ka 4 ditë që digjet me zjarre masive që nuk po vihen dot nën kontroll, për shkak të ajrit të thatë prej temperaturave të larta. Autoritetet evakuuan pacientët e spitalit universitar të qytetit, pasi edhe ajo ndërtesë rrezikohet të digjet. Pacientët u transportuan me traget drejt spitaleve të tjerë të vendit.

Rreth 250 emigrantë të tjerë kanë mbetur të bllokuar për shkak të zjarreve të fuqishme në dy ishuj në Evros. Vatra të reja janë shfaqur edhe në periferitë e kryeqytetit Athinë, njëra prej të cilave në pjesën e poshtme të malit Parnitha.  Me zjarre të fuqishme po përballet edhe Turqia Veriperëndimore.

Për shkak të flakëve që po djegin në pyll në provincën e Çanakalasë, autoritetet turke u detyruan të pezullojnë kalimin e anijeve në ngushticën e dardaneleve.

Vapa përvëluese ka hyrë thellë në brendësi të territorit francez. Temperaturat janë të pazakonta dhe vapa, si rrallë herë është ndjerë që në orët e para të mëngjesit ku temperaturat ishin pranë 30 gradëshit.

Temperaturat janë shumë të larta edhe në Venecia, në Itali, që shquhet si një qytet i freskët. Ndjesia e të nxehtit duket si për 50 gradë celcius në diell. Kjo valë të nxehti është pagëzuar me emrin e perandorit famëkeq romak ‘Neron’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME