Categories Lajme

200 ditë pa asnjë rast të ri me covid, masat që mori prej fillimit Tajvani

Ndërsa shumë vende të botës po përpiqen që të mbajnë nën kontroll valën e dytë të pandemisë së koronavirusit, Tajvani sapo ka shënuar 200 ditë radhazi pa asnjë rast të transmetuar lokal me Covid-19. Rasti i fundit që ishulli me 23 milionë banorë raportoi me koronavirus ishte në 12 prill, të dielën e Pashkëve. Që nga dita e përhapjes së pandemisë e deri këtë të enjte, Tajvani ka konfirmuar vetëm 553 raste, ku 55 prejt tyre ishin transmetime lokale.

Pavarësisht se është afër Kinës dhe ka vëllime të larta udhëtimesh dhe tregtie, Tajvani ka regjistruar
vetëm shtatë vdekje nga Covid-19 gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Arritja historike e Tajvanit vjen në një javë kur Franca dhe Gjermania po vendosin bllokime të reja dhe Shtetet e Bashkuara identifikuan një rekord prej 88,000 raste plus në ditë. Tajvanit nuk i është dashur kurrë të vendosë masa të rrepta. As nuk iu drejtua kufizimeve drastike të lirive civile, si në Kinën kontinentale.

Por në vend të kësaj, përgjigja e Tajvanit u përqendrua në shpejtësinë. Autoritetet tajvaneze filluan të kontrollonin pasagjerët e fluturimeve direkte nga Ëuhan, ku virusi u identifikua për herë të parë, në 31 dhjetor të vitit 2019. Rastin e parë Tajvani e konfirmoi në 21 janar të 2020-s. Menjëherë ndaloi banorët e Wuhan që të udhëtonin drejt ishullit. Të gjithë udhëtarëve që mbërrinin nga Kina kontinentale, Hong Kong dhe Makao u kërkohej t’i nënshtroheshin testimit të Covid-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME