Categories Covid-19, Lajme

22 raste në Vlorë, 764 raste të reja me Covid-19 dhe 20 humbje jetë në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë konfirmuar 764 raste pozitive për Covid-19 nga 2,714 testime të kryera. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se si pasojë e sëmundjes, brenda një diete e humbën jetën edhe 20 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

310 raste në Tiranë, 35 në Librazhd, 33 në Shkodër, 28 në Tepelenë, 27 në Gjirokastër, nga 24 raste në Durrës, Elbasan, Kukës, 23 në Berat, nga 22 raste në Vlorë, Peqin, nga 20 raste në Kavajë, Kuçovë, 16 në Sarandë, 13 në Delvinë, nga 11 raste në Fier, Lezhë, 10 në Gramsh, nga 9 raste në Krujë, Korçë, nga 7 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Lushnje, Bulqizë, Vorë, nga 5 raste në Has, Pukë, nga 4 raste në Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Kurbin, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Malësi e Madhe, Roskovec, nga 1 rast në Rrogozhinë, Belsh, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar, Patos, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 640 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 70,413 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 659 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. Ndërsa, sa i përket rasteve fatale, ata që humbën jetën ishin  9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Delvina, të moshave 48-85 vjeç.

Në total, bilanci i viktimave shkon në 1,816. Statistika (1 Mars 2021) Raste të reja ditore 764 , Të shëruar në 24 orë 640, Të shtruar në spitale 659, Humbje jete në 24 orë 20, Testime ditore 2714

Testime totale 469,499, Raste pozitive 107,931, Raste të shëruara 70,413, Raste Aktive 35,702, Humbje jete 1,816

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:, Tiranë 22974, Fier 2621, Vlorë 1765, Durrës 1651, Shkodër 1367, Gjirokastër 1115, Elbasan 943, Korçë 880, Berat 871, Lezhë 792, Dibër 372,Kukës 351 .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME