Categories Lajme

23-vjeçari godet me grusht shefin e Europol Tirana, pse e parakaloi me makinë

Një ngjarje e absurde është regjistruar në Tiranë, ku një 23-vjeçar i identifikuar si Klesti Qordja, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, pasi ka dhunuar drejtorin e Europol Tirana, Artan Bajraktari.

Nga sa mësohet kjo ngjarje është regjistruar në fillim të muajit shkurt, ku bëhet e ditur se  Bajraktari po lëvizte me makinë në zonën e Laprakës, kur 23-vjeçari Qordja, i acaruar se ishte parakaluar, i ka kërkuar të ndalojë.

Pas këtij momenti të dy kanë zbritur nga mjetet përkatëse dhe Klesti Qordja e ka goditur atë me grushte, edhe pse ishte paralajmëruar nga Bajraktari se ai ishte pjesë e Policisë së Shtetit.

I riu është ndaluar më vonë nga policia dhe ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Ai ka thënë se donte ta pyeste se cila ishte arsyeja që e kishte parakaluar. Ndërsa për dhunën e ushtruar, 23-vjeçari Qordja pretendon se ishte për vetëmbrojtje, pasi shefi i Europol i kishte vënë dorën në qafë.Ndaj tij prokurorja Mirela Zavalani ka ngritur akuzën e plagosjes së lehtë me dashje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME