Categories Lajme

25 prilli/ Zbardhet lista paraprake e PD-së: Lulzim Basha kryeson në Tiranë, ja ku do të kandidojë Berisha

8 Marsi është afati i fundit i vendosur nga KQZ për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. Partia Demokratike sëbashku me aleatët e saj vijon punën për konkludimin e këtij procesi ndërsa burime për Fax News bëjne me dije se lista e PD-së në Tiranë do të kryesohet nga Kryedemokrati Lulzim Basha që do të pasohet nga drejtuesit politik edhe disa aleate. Por jo vetëm e majta ka gati një listë paraprake, po ashtu edhe koalicion opozitar i Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj po vijon punën për konkludimin e listave. Burime për Fax News bëjnë me dije se lista në qarkun e Tiranës do te kryesohet nga Kryedemokrati Lulzim Basha ndërsa vetë ai ka deklaruar me heret se nuk do ta shfrytezoi mundësinë që kodi i ri zgjedhor i ofron për të kandiduar në 4 qarqe.

Basha pritet te pasohet nga kordinatorët politikë të Tiranës që janë ALDO BUMÇI, JORIDA TABAKU, ALFRED RRUSHAJ, GRIDA DUMA, AGRON SHEHAJ, ALBANA VOKSHI, BELIND KELLIÇI dhe FLAMUR NOKA. Pjesë e listës së PD-së në Tiranë pritet të jetë edhe Ish-kryeministri Sali Berisha por vendi që do të zërë në listë ende nuk dihet. Po ashtu në qarkun e Tiranës pritet të jenë edhe 3 aleatë të PD-së, Fatmir Mediu, Kreu i Partisë Republikane; Shpëtim Idrizi,  Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet; si dhe Dashamir Shehu, Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar. Jashtë listës së koalicionit opozitar nuk do te mbeten as figura si Çlirim Gjata, Dorian Teliti, Oriola Pampuri apo Ivi Kaso që janë emrat më të përfolur që pritet të përfaqësojnë PD në zgjedhjet e 25 prillit. Renditja e kandidateve është ende e pa caktuar por renditja deri në vendin e 14-të konsiderohet listë e sigurtë.

Në qarkun e Shkodrës, lista do të kryesohet nga drejtuesi politik i PD-së Helidon Bushati ndërsa do të pasohet nga Bardh Spahija, Greta Bardeli, Benardeta Syku, Zef Hila, Nard Ndoka, Kreu i Partisë Demokristiane dhe Izmira Ulqinaku. Po ashtu një hyrje e re në politikë do të jetë edhe aktori i humorit Julian Deda, i cili pritet po ashtu të jetë kandidat në qarkun e Shkodrës. Mark Marku, do te drejtojë qarkun e Lezhës, ndërsa një emër i përfolur si i mundshëm është edhe ai i gazetarit Everest Dedaj. Dedaj është emër i propozuar nga degët si proces i hapjës së PD.

Përfaqësimi i së djathtës në Qarkun e Dibrës duket se do bëhet po nga dibrane, përveç Xhelal Mziut që është edhe drejtues politik në Diber, pritet të kandidojnë edhe emra si Dhurata Cupi, Sherefedin Shehu apo Xhemal Gjunkshi. Ndërsa në qarkun e Kukësit në listë do të jetë drejtuesi politik i këtij qarku, Flamur Hoxha por një emër i mundshëm është edhe Isuf Cela. Në Vlorë do të jetë kordinatori i PD, Bujar Leska, por edhe Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Qarku i Korçës do të kryesohet nga drejtuesi politik, Edmon Spaho, por pjesë e listës pritet të jetë edhe Ervin Salianji , ndërsa Durrësi nga Nenkryetari i Partisë Demokratike njëherësh edhe kordinator politik në këëe qark, Edi Paloka. Pjesë e listës së Durrësit pritet të jetë edhe Oerd Bylikbashi. Në qarkun e Elbasanit, lista do të kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, por pjesë e listës së sigurtë do të jetë edhe Endri Hasa. Tomorr Alizoti do të jetë kandidat në qarkun e Beratit, qark që kordinohet nga po ai. Në qarkun e fierit, lista do të kryesohet nga Enkelejd Alibeaj, ndërsa qarku i Gjirokastrës nga Tritan Shehu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME