Categories Bota, Lajme

29-vjeçarja i ofron të burgosurve 50 mijë dollarë për të vrarë prindërit dhe gjyshërit e saj

Një e burgosur thuhet se u ka ofruar të burgosurve të tjerë, 50,000 dollarë për të ndihmuar në vrasjen e prindërve të saj, për një trashëgimi prej 2 milionë dollarësh.

Tureygua Inaru, 29 vjeç, nga Florida, SHBA, ka qenë pas hekurave që nga dhjetori, pasi u burgos për kërcënimin se do të vriste kolegët e saj në Disney.

Por tani ajo përballet me tre akuza për nxitje për të kryer vrasje dhe përndjekje kibernetike, sipas policisë, pasi dyshohet se kërcënoi se do të vriste anëtarët e familjes së saj.

Inaru akuzohet se i kishte pyetur të burgosurit nëse njihnin dikë që mund të vriste prindërit dhe gjyshërit e saj. Dyshohet se ajo ka thënë që nëse do vdisnin ata, do merrte një trashëgimi prej 2 milionë dollarësh dhe se i ka ofruar të burgosurve 50,000 dollarë për këdo që do të kryente vrasjet.

Polici Marco Lopez tha: Sapo arriti në burg, ajo miqësohet me shokët e saj të qelisë dhe fillon t’i tregojë se nëse dikush do vriste prindërit dhe gjyshërit e saj, do e paguante deri në 50 mijë dollarë. Tureygua i ka treguar se ata janë shumë të pasur dhe i ka dhënë dhe adresën.

Disa të burgosur kanë njoftuar stafin e sigurisë, pasi u alarmuan nga kërkesat e saj, të cilat përfshinin udhëzime se si do të bënin vrasjet që dukeshin si një grabitje

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME