Lajme

Video\ Sarandë, Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Five”, Vihen në pranga 4 shtetas

Sarandë, Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Five”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Vlorë. Vihen në p ranga 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, 2 prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e n arkotikëve.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Vlorë, në zbatim të planit të masave për parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë k riminale në fushën e n arkotikëve, pas një h etimi njëmujor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë, u finalizua operacioni policor i koduar “Five”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: -Dashnor Alushaj (i njohur me ermin Papi), 62 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bi mëve n arkotike“; -Gramoz Breshanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë; -Ermir Indrisllari, 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë, i dënuar më parë për veprën p enale “Kultivimi i b imëve n arkotike“; -Esmeraldo Alushaj, 19 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Vrinë, bashkia Konispol, Sarandë, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuara c an nabis s ativa, të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor. Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve procedurale dhe provat materiale të sekuestruara dyshohet se shtetasi Dashnor Alushaj është organizatori dhe financuesi i kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Kultivimi i bi mëve n arkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close