Categories Lajme

36 lëkundje tërmeti në 12 orë

36 lëkundje sizmike janë regjistruar brenda 12 orëve nga mbrëmja e djeshme e deri mëngjesin e sotëm, në territorin e provincës së Firenzes, në Itali. Lëkundja më e fortë e shkallës 4.5 Rihter është regjistruar rreth orës 4.37 minuta të mëngjesit të sotëm në afërsi të komunës Mugello. Dy minuta më pas janë regjistruar dhe dy lëkundje të tjera të shkallës 3.00 e 3.2. Tërmeti është ndjerë fort dhe në Firenze, Pistoia, Prato, Empoli, Montecatini e San Miniato.

Departamenti i Mbrojtjes Civile e Prefekti i Firences Laura Lega informojnë se nuk ka persona të lënduar e janë regjistruar dëme në disa ndërtesa në komunën Mugello. Janë rreth 70 ndërtesa të cilat po verifikohen nga një grup specialistësh të mbrojtjes civile pas sinjalizimeve të banorëve. Për momentin është shpallur ndërtesë në rrezik Kisha e Shën Silvestre në komunën Barberino të Mugellos. Lëkundjet sizmike kanë shkaktuar ndërprerjen për disa orë të lëvizjes së linjës hekurudhore të shpejtësisë së lartë në disa drejtime Bologna – Firenze, Bologna – Prato convenzionale, Prato – Pistoia, Porretta Terme – Pistoia, Firenze – Empoli, Firenze – Faenza, Firenze – Arezzo convenzionale e sulla direttissima Firenze – Roma fra Firenze e Valdarno.

Trenat e shpejtësisë së lartë kanë nisur të qarkullojnë rreth orës 9.00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa motive sigurie mjaft shkolla në territorin e Mugello sot kanë qëndruar të mbyllura. Dy netë më parë një tjetër lëkundje tërmeti e shkallës 4.7 u regjistruar në territorin e Aquillas në Itali e cila u pasua nga disa lëkundje të tjera të shkallës më të ulët.

Lëkundjet sizmike të regjistruar gjatë orëve të natës kanë shkaktuar panik e frikë tek banorët të cilët kanë kaluar natën në rrugë. Solidaritet ndaj banorëve ka shprehur me një mesazh në rrjetet sociale ish kryeministri italian Matteo Renzi, me origjinë e banorë i Firenzes, sentaro e lider i partisë Viva Italia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME