Categories Lajme

4 shqiptarët më të kërkuar nga EUROPOL

EUROPOL në listën e personave më të kërkuar, ka edhe 4 shqiptarë, 3 prej të cilëve janë futur në listën e zezë nga Luksemburgu dhe një tjetër nga Qipro dhe Greqia.

Gani alias Aleks Burreli 50-vjeçari është personi i shpallur në kërkim nga autoritet e Qipros, pasi në 23 qershor 2016 në restorantin “Aya Napa”, hapi zjarr drejt një tavoline ku po darkonte biznesmeni vendas, Fanos Kalopsidiotis, i moshës 51 vjeç.

Valon Azemi Shqiptari nga Maqedonia e Veriut është i akuzuar për vrasje, dhe i dënuar me 10 vite burg. Në vitin 2007, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme verbale me një burrë në një klub muzikor të Pragës, ai përdori armën e mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe qëlloi vazhdimisht në drejtim të atij personi. Viktima është goditur një herë në kokë dhe tre herë në gjoks. Këto lëndime i shkaktuan vdekjen.

Edinjo Pultin ”Më i kërkuari” i fundit i Luksemburgut akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve. Më 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Sipas Europol, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy të plagosurit është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar është lëshuar për të në janar 2021.

Aldo Iamandi Ai dyshohet se pati një fërkim të makinave në lëvizje të djemve në rrugën “Todi Shkurti” pranë tregut Elektrik. Për të parë se kush e kishte fajin në përplasjen e automjeteve, ata tentuan të shohin kamerat e sigurisë së lokalit, por kjo shkaktoi një sherr verbal mes tyre dhe Aldo Gjinit.

Ky i fundit nxori pistoletën dhe qëlloi në drejtim të Gjokës dhe Marashit për tu larguar më pas me shpejtësi me makinë. Ai ka qenë edhe më parë në kërkim ndërkombëtar për akuzat tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake. Ai dyshohet autor i një plagosje të ndodhur më 24 nëntor të viti 2020 në Luksemburg. Në vitin 2016 ai është arrestuar në Itali, për shpërndarje dr oge. Marrë nga Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME