Categories Lajme

41 persona të ndaluar në Itali, familjet mafioze të lidhura me shqiptarët

41 persona janë vënë në pranga në një operacion antidrogë gjatë natës në krahinat e Lecce, Bari e Brindizi.

Operacioni i quajtur “Short message” ka shkatërruar dy organzata të specializuara në trafikun e drogës.

Në agim, me mbështetjen e helikopterëve ushtarakë, 30 persona u futën në burg, 11 të tjerë në arrest shtëpie. Në total, janë 55 të dyshuar.

Masat janë lëshuar nga gjykatësi hetues i Lecce, Cinzia Vergine, me kërkesë të zv. Prokurorit të drejtorisë Antimafia, Valeria Farina Valaori.

Hetimi ka çuar në konfiskimin e sasive të mëdha të drogës si dhe të armëve e municonit.

Në mes të arrestuarve, përfaqësues të krimit në Salento, janë edhe katër të hetuar nga Terlizzi, pjesë e familjeve Dello Russo e Ficco: Michaela De Ruvo, 30 vjeçe; giamattista De Sario, 43 vjeç i njohur si Rocky, Roberto Dello russo, 38 vjeç i njohur si Malandrino, Paolo Ficco, 39 vjeç.

Vetëm në shtëpinë e Ficco, gjatë kontrollit, u gjetën jelek antiplumb dhe 18 mijë euro.

Fijet e këtyre përfaqeuesve të krimit qenë lidhur edhe me Shqipërinë, nëpërmjet Teodoro Vindicës nga qyteti i Brindizit.

Për të shitur drogë me pakicë, grupi përdorte të rinj pa eksperiencë me shpresë se ata nuk do të tërhiqnin vëmendjen e Policisë.

Hetimi, që filloi në mes të tetorit 2015 dhe përfundoi në dhjetor 2017, mbuloi aktivitetet e dy organizateve njera me bazë në Lecce dhe tjetra në Terlizzi, qytet që përmes grupit Dello Russo – Ficco, ishte një nga kanalet kryesore të furnizimit të shesheve jugore pulieze në lidhje me trafikun e kokainë, heroinë, marihuanës dhe hashashit, shkruan syri.

Klani Dello Russo-Ficco, nga ana tjetër, furnizohej nga kanalet shqiptare.

Hetuesit kanë cituar Ministrin e Brendshëm Matteo Salvini, që e dha lajmin në mediat sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME