Categories Lajme

49-vjeçari në Berat pret këmbën me frezë, dërgohet në spital

Një 49-vjeçar nga fshati Goraj në qytetin e Kuçovës është dëmtuar rëndë, duke punuar në tokën e tij. Festim Merko, mësohet se ka qenë duke punuar me frezë, por nga pakujdesia freza i është shkëputur nga dora dhe i ka prerë këmbën.

Pas ngjarjes, kanë qenë familjarët ata që kanë kërkuar ndihmën e spitalit të qytetit të Kuçovës për ra transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Burimet spitalore bëjnë me dije se, 49-vjeçari kishte humbur shumë gjak për shkak se prerjet në këmbë kanë qenë të thella.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit, nën kujdesin e mjekëve por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, prej të cilëve konfirmohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME