Categories Lajme

50 mijë njerëz dynden në plazhet e Kalifornisë

Kalifornia është shteti i katërt më i prekur nga koronavirusi në SHBA, me rreth 42 mijë të infektuar por kjo duket se nuk i ka ndaluar njerëzit të frekuentojnë plazhet. Rojet e shpëtimit në plazhet e Hantington dhe Njuport në Kaliforni, thonë se më shumë se 50,000 njerëz u mblodhën në plazhet e tyre të premten dhe më shumë pritet të shtunën kur temperaturat tejkalojnë 32 gradë celsius, raporton CBS Los Angeles.

Rojet e shpëtimit dhe ato të zbatimit të ligjit kanë qenë të pranishëm në plazhe për të siguruar që njerëzit janë duke mbajtur distancën e tyre. Sipas tyre se shumica e njerëzve kanë ruajtur distancën e tyre dhe janë përhapur përgjatë rërës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i prekur nga pandemia në botë me rreth 960 mijë të prekur. Megjithatë kjo situatë nuk i ka gjetur të gjithë në një mendie. Debati mes Presidencës në Washington dhe qeverive të shteteve mbi hapjen e ekonomisë është shtrirë edhe mes popullsisë ku të shumtë kanë qenë ata që kanë kundërshtuar masat izoluese për frenimin e përhapjes së pandemisë. /Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME