Categories Lajme

6 mijë paund gjobë udhëtarëve/ Nga e hëna, kush gënjen në aeroport edhe mund të arrestohet

Prej muajsh askush nuk lejohet të udhëtojë jashtë Britanisë, veçse për arsye të veçanta si për biznes, arsimim dhe arsye humanitare.

Ky ndalim udhëtimi për momentin, do vazhdoj deri më 17 Maj, por qeveria britanike, dukshëm dyshon për shumë udhëtime jashtë këtyre kategorive, andaj ka vendosur që nga e hëna, 8 marsi, kushdo që nuk plotëson një deklaratë udhëtimi prej tre faqesh online në faqen zyrtare të qeverisë, dhe nëse nuk e ka atë në telefon ose si kopje të printuar, jo vetëm do gjobiten nga 200 deri në 6 mijë sterlina dhe nuk do lejohet të udhëtojë, por edhe mund të arrestohen në rast se rezulton nga kontrollet nëpër aeroporte se kanë gënjyer për arsyet e udhëtimit.

Një masë e tille duket se ka krijuar reagime pasi britanikët ndërkohë kanë vështirësi të tjerë për udhëtimin pas Brexitit, por kjo masë shihet si e pakuptimtë dhe një burokraci më shumë për udhëtarët, aq më tepër që Britania është duke dalë nga pandemia e të dhënat nga infektimet, vdekshmëria dhe vaksinimi masiv tregojnë se udhëtimet ndërkombëtare duket se do mundësohen më shpejt se çdo vend tjetër evropian.

Madje Qipro një ditë më parë njoftoj se do lejojë britanikët e vaksinuar se do mund të udhëtojnë drejt ishullit për pushime duke filluar nga 1 Maji, e të njëjtën gjë po negocion edhe Greqia me Britaninë.

Qeveria e Boris Johnson argumenton se kjo masë ndërmerret për të frenuar përhapjen e virusit dhe është shenjë e faktiti se ka udhëtarë që gënjejnë për arsyet e udhëtimit në kohën kur udhëtimet ndërkombëtare janë të ndaluara dhe shumë shtete kanë ndërprerë fluturimet direkte me aeroportet britanike. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME