Categories Lajme

6 të vdekur nga koronavirusi në Greqi

Në Greqinë fqinje ka shkuar në 6 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Sipas mediave greke, pacienti që ka humbur jetën është nga zona e Kastoria.

Ai është një 70-vjeçar i cili vuante nga probleme të tjera shëndetësore.

Virusi COVID-19 rëndoi gjendjen e tij, duke i shkaktuar komplikacione të rënda që rezultuan me humbjen e jetës.

Mediat greke raportojnë se 70-vjeçarit i ishte marrë orët e fundit kampioni për të bërë analizat. Ende pa dalë rezultati, i ndjeri ndërroi jetë. Megjithatë, testi tregoi që i moshuari ishte pozitiv ndaj koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi janë konfirmuar 31 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 418. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME