Categories Lajme

600 euro për dëshmi penaliteti të rreme, Drejtori i Burgjeve përjashton punonjësin dhe pezullon mbikëqyrësit e tij: Qytetari ishte “i pastër”

Admir Abrija, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve ka urdhëruar urdhëruar largimin nga shërbimi civil të punonjësit Arben Tusha me detyrë Specialist në Sektorin e Gjendjes Gjyqësore. Ky shtetas i ka marrë ryshfet një qytetari për dëshmi penaliteti të rreme, një shumë prej 600 euro.

Gjithashtu, Abrija ka urdhëruar fillimin e ecurisë disiplinore për personat përgjegjës në Drejtorinë Juridike dhe Sektorin e Gjendjes Gjyqësore, që kishin për detyre mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së punës së punonjësit në fjalë, si dhe punonjësve të policisë së burgjeve që shfaqen në pamjet e publikuara – ndaj të cilëve si masë paraprake është aplikuar pezullimi i tyre nga detyra.

Këta shtetas janë shfaqur në pamjet e transmetuara mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”.

Mirëpo, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se ndaj shtetasit që ëhstë lëshuar dëshmi e rreme, në fakt nuk kishte asnjë penalitet dhe prej vitit 2017 ai ishte i pastër. Në këto kushte, ai mund ta merrte dëshminë e penalitetit në e-Albania, duke aplikuar vetë.

“Lidhur me ketë ecuri burgimi, ndaj shtetasit në fjalë nga DPB janë lëshuar dokumente të rregullta si vërtetim i periudhës së burgimit si dhe vërtetim i gjendjes gjyqësore deri në episodin e shfaqur në emisionin investigativ”, thuhet në reagim.

Komunikatë zyrtare e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

DPB ka ndjekur me shqetësim pamjet e transmetuara në emisionin investigativ “STOP” në TV Klan në datë 20.09.2022, ku shfaqej një punonjës i shërbimit civil në zyrën e gjendjes gjyqësore në DPB, i cili përkundrejt ryshfetit pajis një qytetar me vërtetim të gjendjes gjyqësore duke pasqyruar të dhëna të rremë, vërtetim i lëshuar jashtë platformës e-albania, rast për të cilin ju informojmë:

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, menjëherë ka urdhëruar largimin nga shërbimi civil të punonjësit Arben Tusha me detyrë Specialist në Sektorin e Gjendjes Gjyqësore.

Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka urdhëruar fillimin e ecurisë disiplinore për personat përgjegjës në Drejtorinë Juridike dhe Sektorin e Gjendjes Gjyqësore që kishin për detyre mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së punës së punonjësit në fjalë, si dhe punonjësve të policisë së burgjeve që shfaqen në pamjet e publikuara – ndaj të cilëve si masë paraprake është aplikuar pezullimi i tyre nga detyra e konkretisht Kryeinspektor Flamur Haslamaj dhe N/Inspektor Agron Celami.

Nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vijojnë veprimet në kuadër të procedimit penal lidhur me konsumimin e veprave penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin,” parashikuar nga nenet 259 dhe 186/3 i K. Penal.

Lidhur me situatën ligjore të personit ndaj të cilit është lëshuar vërtetimi i gjendjes gjyqësore i cili është dhe denoncues i rastit, sqarojmë se:

Me vendimin e muajit Tetor 2012 të Gjykatës Lezhë është dënuar me 8 Vjet Burgim për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 76-22 dhe 278/2 të K. Penal.

Me vendimin e muajit Janar 2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat është dënuar me 6 Muaj burgim për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 237 të K. Penal.

Me vendimin e muajit Shtator 2014 të Gjykatës Mat është vendosur bashkimi i pjesës se mbetur nga dënimi prej 8 Vjetësh Burgim me dënimin prej 6 Muajsh burgim, duke u dënuar përfundimisht me 3 Vjet e 6 Muaj.

Shtetasi në fjalë ka përfunduar dënimin e caktuar përmes vendimeve të mësipërme në datë 14.01.2017 si rrjedhoje e përfitimit si ulje të pjesës së mbetur të dënimit nga zbatimi i ligjit 141/2016 “Për dhënie amnistie”.

Lidhur me ketë ecuri burgimi, ndaj shtetasit në fjalë nga DPB janë lëshuar dokumente të rregullta si vërtetim i periudhës së burgimit si dhe vërtetim i gjendjes gjyqësore deri në episodin e shfaqur në emisionin investigativ.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve  falënderon median dhe i fton ato dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast abuziv të punonjësve në sistemin e burgjeve, duke garantuar se do të veprohet me shpejtësi dhe ashpërsinë e ligjit.

Duke marrë shkas edhe nga ky rast, DPB është duke i propozuar Ministrisë së Drejtësisë ndryshime në aktet rregullative për hartimin e procedurave standarde të punës sa lidhet me administrimin e regjistrit të gjendjes gjyqësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME