Categories Covid-19, Lajme

63 raste në Vlorë, 5 humbje jete, janë shënuar 1648 raste të reja në 24 orët e fundit

Pas konfirmimit të variantit “Omicron” vijojnë të rritet ndjeshëm numri i rasteve me Covid në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 1648 raste të reja me COVID dhe 5 humbje jete. COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 7,812 testime, 1,648 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 309 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.MShMS ju kujton se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Kujtojmë qytetarët se vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7,812 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,648 qytetarë, në këto bashki: 707 në Tiranë, 118 në Elbasan, 101 në Durrës, 73 në Fier, 69 në Shkodër, 63 në Vlorë, 48 në Sarandë, 34 në Lezhë, Lushnje, Gjirokastër, 23 në Krujë, 22 në Kamëz, 20 Pogradec, 17 në Kavajë, 18 në Korçë, 15 në Devoll, 14 në Tepelenë, 13 në Kurbin, Mallakastër, 12 në Mat, Patos, Divjakë, 10 në Himarë, Përmet, Kolonjë, Berat, Cërrik, 8 në Shijak, 7 në Pukë, Tropojë, Dimal, Kuçovë, Peqin, Librazhd, Prrenjas, 6 në Dibër, Konispol, Skrapar, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Vorë, Selenicë, 4 në Memaliaj, 3 në Malësi e Madhe, Has, Këlcyrë, Poliçan, Belsh, 2 në Kukës, Delvinë, Dropull, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Bulqizë, Klos, Maliq.

Janë 9,286 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 59-87 vjeç, një qyetetar nga Konispoli 66 vjeç dhe një qytetar nga Peqini 80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 309 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,386 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME