Categories Lajme

76 mijë demokratë në referendum për shkarkimin e Bashës, Këlliçi: Nuk duam incidente!

Sali Berisha do të kërkojë të konfirmojë nesër në bazën e Partisë Demokratike shkarkimin e Lulzim Bashës. Kjo do të bëhet përmes një referendumi, në të cilin janë thirrur 76 mijë anëtarë.
“Nga ora 8 mëngjesit 106 QV në 71 degët e PD do jenë të hapura”

Anëtari i Komisionit për Rithemelimin e PD-së, shpjegon ku do të votohet në ato zona kur kryetarët e degëve janë me Lulzim Bashën.

“Ka problem me drejtuesit qe zoti Basha la dhënë urdhër për të ndërruar bravat, kjo situate është e zgjidhur aty ku janë mbyllur bravat do të ketë ambiente ngjitur ku ne do të kemi sekretarin e degës ose nënkryetarin e degës”, tha Këlliçi për ABC.

Sali Berisha nuk do të votojë në Selinë Qendrore, siç do të bënte në kushte të zakonshme.

“Duke qenë se në selinë e PD është uzurpuar nga njerëz të armatosur për të shmangur çdo provokim apo i incident kemi vendosur që këshilli kombëtar dhe dega dy këtë herë s’do votojnë në seli por në ambientet e bar Amerikës ngjitur me ambasadën amerikane, aty do votojë dhe zoti Berisha”

Grupimi i Foltores ka këtë mesazh për ata që mendojnë se mund të ketë përplasje mes demokratëve të Bashës dhe Berishës.

“Basha se kupton qe referendumin s’e ndalon as me vule dhe as me bravë, kjo është çështje shumice. Ne s’na intereson incidenti dhe konflikti se kemi shumicën”

Demokratët e thirrur për votim, do të jenë të njëjtën që votuan në 13 qershor për Lulzim Bashën kryetar.

“Është e njëjta listë anëtarësie me 13 qershorin, kushdo që vjen me një teser mblidhen dhe njësohet Nr i anëtarësisë 76 mijë”.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME