Categories Lajme

80% e sipërmarrjeve fasone pa kontrate të re, rreth 2500 punonjës të janë larguar nga puna

Prodhuesit fason po vuajnë ende pasojat e pandemisë .Edhe pse aktualisht ka nisur puna këto ndërmarrje raportojnë rënie të ndjeshme të fitimeve mungesën e kontratave të reja. Kreu i shoqatës pro-Eksport, Edvin Prençe thekson se muajt në vijim parashikohet të jenë më të zymtë pasi 80 % e ndërmarrjeve në vend nuk kanë asnjë kontratë të re të lidhur.

“Pothuajse 80 % kanë konfirmuar kontrata të reja dhe konfirmime për prodhime të reja që duhet të bëjnë”, ka thënë Prençe. Problem mbetet mungesa e likuiditetit dhe rënia e fitimeve të cilat rezultojnë 50% më pak nëse e krahasojmë me periudhën para pandemisë.

“Mungesa e likuiditetit, shtimi i kostove sepse për të përballuar problemet me kostot e kësaj periudhe, dhe likuiditeti për të bërë investimet e duhura dhe për t’iu adoptuar tregut”, është shprehur ndër të tjera ai. Pandemia ka shkaktuar edhe mbylljen e një sërë fabrikash në vend si dhe largimin nga puna të rreth 2500 punonjësve.

“Vetëm nga periudha e hapjes së pandemisë në vend dhe deri më tani thuajse 3 % e fasonerive janë mbyllur që i bie rreth 21 firma fasonerie janë mbyllur duke shkaktuar lënien pa punë të rreth 2500 personave”, ka thënë ndër të tjera ai. Sipas të dhënave të INSTAT eksportet e nëngrupit tekstile dhe këpucë u rritën me 5.2% gjatë muajit gusht por vetë prodhuesit theksojnë se kjo ka ardhur si rezultat i dorëzimit të porosive të lidhura shumë muaj më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME