Categories Lajme

A do kemi karantinë të dytë? Rama: Bëni atë dreq detyre…Ermal Mamaqin e kam mik, por u gjobit

Rritja e numrave të infektimeve dhe fataliteteve nga koronavirusi ka rritur alarmin nga institucionet, por ende jo në nivelin e duhur sensibilizimin e qytetarëve. Por a rrezikojmë që të kemi një karantinë të dytë? Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka një sugjerim nga Komiteti i Ekspertëve, por ajo që do të bëjnë është që do të shtrëngojë zbatimin e masave që janë në fuqi.

“Nuk janë numra që nuk i prisnim për hir të së vërtetës, sepse kjo është një fizarmonikë, hapesh dhe sigurisht ekspozohesh më shumë, mbyllesh ekspozohesh më pak por përkohësisht. Duke u mbyllur virusi nuk ikën, por ekspozimi është më i vogël, por nuk mund të rrimë mbyllur deri kur të ikë virusi.

Strategjia është të ecim me kujdes duke u përpjekur që njerëzit të bëjnë atë dreq detyre, të zbatimit të masave të thjeshta. Dikush thoshte pse e mban akoma ti maskën, pse nuk beson te vaksina apo ishte ujë fiziologjik? Në fakt ujin fiziologjik kemi nevojë ta shkarkojmë nga kokat e disa analistëve se kanë një përmbajtje uji mbi normat. Unë sigurisht kam bërë vaksinën dhe sikur e kam premtuar do u jap evidencën e anti-trupave, të shohim cfarë efekti ka bërë te unë, pastaj duhet të besoni ose kam përbërje prej kreshniku ose vaksina ka funksionuar, unë jo ftoj të besoni të dytën. Fatkeqësisht ka shkelje të masave, kjo ka koston e tyre”.

Gjatë fjalës së tij, Edi Rama mori shembull edhe Ermal Mamaqin që u gjobit pasi shkeli rregullat kundër koronavirusit. “Kam shumë respekt për Ermal Mamaqin, e kam ik, por nuk mund t’ua japë këtë shembull që u dha shqiptarëve, përmenda Ermalin se e kam mik, mori gjobën sikur e meritonte”. Kreu i qeverisë u ndal edhe te fushata dhe shkeljet e partive.

“Por nuk mundet është e pamundur, pa llogaritur partitë politike, përfshirë edhe njerëz të PS-së në qarqe, apo takime të ndryshme që harrojnë këtë fakt. Kjo është indiferencë, harresë, shkujdese, por janë të pafalshme. Nëse do të kemi shtrëngim masash, do të kemi në radhë të parë shtrëngim të këtyre masave”.

Një përgjigje, Rama e kishte edhe për kërkesën e studentëve për t’u rikthyer në auditorë.  “I kuptoj mirë studentët që duan të kthehen në auditorë, por nuk janë rikthyer në vende të tjera. Komiteti po shikon për ato provime që nuk mund të bëhen online. Nëse do të flasim për shtrëngim këtë e bën komiteti teknik, përsa kohë nuk na ka sugjeruar të tjerë, duhet të shtrëngojmë këto masa.

Të jemi realist, kjo është një luftë nervash që duhet ta zhvillojmë secili dhe nëse secili bën detyrën e vet, kalon më lehtë. Ajo që ndodhi në fund të vitit ishte e parashikuar që do të sillte rritjen e numrave, shpresoj që do të qëndrojmë në këtë lloj trendi, që të stabilizohet, pasi do të ishte e papërballueshme nëse numrat kërcejnë më tutje” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME