Categories Lajme

A do të arrijë CDU-CSU të formojë një koalicion me të gjelbrit?

Udhëheqësit e aleancës konservatore të kancelares në largim, Angela Merkel dhe të gjelbrit u takuan sot në Berlin për të eksploruar mundësitë e formimit të një koalicioni për të qeverisur Gjermaninë për katër vitet e ardhshme. Demo-kristianët e Merkelit (CDU), të udhëhequr tani nga Armin Laschet, së bashku me aleatët e tyre bavarezë të Unionit Social Kristian (CSU), po përpiqen të krijojnë një qeveri trepalëshe me të gjelbrit dhe Partinë Demokratike të Lirë (FDP).

Edhe social-demokratët (SPD) të cilët janë shfaqur si partia më e madhe me vetëm 25,7 për qind të votave përpara CDU/CSU me 24,1 për qind, po përpiqen gjithashtu të ndërtojnë një koalicion me të gjelbrit dhe FDP. Dy partitë më të vogla, të gjelbrit me 14,8 për qind dhe FDP me 11,5 për qind, ishin të parat që u takuan javën e kaluar për të hetuar pozicionet e përbashkëta.

Ndërsa të gjelbrit do të preferonin një marrëveshje me SPD dhe FDP, ata nuk e kanë përjashtuar mundësinë për të shkuar në qeveri me CDU/CSU. FDP e ka bërë të qartë preferencën e saj për CDU/CSU, por nuk i ka mbyllur derën as SPD-së.   /os/atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME