Categories Kuriozitete, Lajme

“Abc Story”: Viti 1961, si e fundosi një spiun grek elitën e komunitetit çam

Në vitin 1960, në prag të prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, komunistët shqiptarë piketuan dhe nisën goditjen e grupit armiqësor të radhës. Sipas aktpadisë, të arrestuarit kishin planifikuar përmbysjen me dhunë të pushtetit popullor në Shqipëri në bashkëpunim me të konsideruarit revizionistë jugosllavë, me të konsideruarit monarko-fashistë grekë si dhe me Flotën e Gjashtë Amerikane të stacionuar në Detin Mesdhe.

Të gjithë anëtarët e grupit ishin pjesëtarë të komunitetit të refugjatëve çamë, banues ose ish-banues në Konispol dhe zonat pranë këtij ekstremi jugor të vendit. Më i shquari ndër ta ishte ushtaraku Teme Sejko, deri para pak javësh në postin e Kundëradmiralit të Flotës Ushtarako-Detare, vëllai i tij më i madh, Taho Sejko, ish-gazetar i Zërit të Popullit dhe drejtor i parkut automobilistik të Shkodrës, Tahir Demi – kryetar i komitetit ekzekutiv të Elbasanit, Abdyl Resuli – ushtarak dhe disa të tjerë. Sipas pretencës së Kryeprokurorit të Republikës, Aranit Çela, plani i këtij grupi, të epitetuar si kriminal, për rrëzimin e pushtetit popullor në Shqipëri ishte i tillë:

“…Të akuzuarit, që mbanin lidhje me shërbimet sekrete jugosllave, greke dhe amerikane, ishin duke përgatitur një kryengritje të armatosur kundër pushtetit popullor. Njëkohësisht këto shërbime sekrete kishin nisur të organizonin e stërvitnin emigrantë të arratisur jashtë vendit për ti dërguar në territorin shqiptar si diversantë me qëllim për të krijuar bazat e kryengritjes.”

Por sa të vërteta ishin këto akuza që do të çonin në plumb elitën e emigrantëve çamë në Shqipëri? Ashtu si në raste parakaluese, apo edhe të mëpasme, të gjitha akuzat ishin të montuara. Madje në rastin e Teme Sejkos, për të bërë gjithçka më të besueshme, Sigurimi i Shtetit do të përdorte edhe një agjent grek të quajtur Kosta Fili, i cili ndërkohë vuante dënimin me burg për akuza të ngjashme.

Vetë Kadri Hazbiu, në këtë kohë ministër i Brendshëm, e takon spiunin grek duke i thënë tekstualisht: Të fola këtu, është bërë një tenxhere me kabuni, shiko mos i hedhësh një grusht kripë brenda se pastaj përgjigjesh ti me kokë”. Kabunia – një ëmbëlsirë me bazë orizin – ishte pikërisht çorba e hidhur që Kadri Hazbiu kishte përgatitur për ish-mikun e vet Teme Sejko. Spiuni grek, në këmbim të ndonjë favori në burg, duhet të dëshmonte në gjyq kundër Teme Sejkos, duke e akuzuar atë si lidhje të grekëve. Kështu u fabrikua një proces pas të cilit çamët, që të gjithë ata, sipas një orientimi të pashpallur nga pushteti i kohës, do të emërtoheshin si “të pabesë”. Një histori që do të vazhdonte gjatë. E gjithë kjo ngjarje do të jetë e plotë të shtunën në mbrëmje, në  Tv Abc News, në hapësirën e emisionit Abc/Story nga gazetari Ferdinand Dervishi, në (ora 22:00) e ndërtuar përmes dokumenteve ekskluzive dhe pamjeve reale të procesit gjyqësor të kohës./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME