Categories Lajme

Adriatik Llalla në spital, mungon në seancën e Apelit të GJKKO, trupi gjykues tërhiqet për vendim

Ish-kryeprokurori Ardiatik Llalla ka munguar sot në seancën gjyqësore. Sipas avokatit, shkak i mospranisë së Llallës në gjykatë është shëndeti i tij, pasi ai ndodhet në spital.

Mësohet se avokati ka paraqitur dokumentet se ish-kryeprokurori ndodhet në regjim spitalor. Ndërkohë që Gjykata është tërhequr për të marrë një vendim, ndërsa nuk dihet nëse do të pranohen këto si prova apo jo. Lala raporton se në seancë avokati ka paraqitur një ekspertizë që flet për gjendje të renduar shëndetësore të Llallës.

Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me dy vite b urg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. Katër sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe një apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Po ashtu Llalla u dënua që për pesë vite mos kryejë asnjë funksion publik. Ai e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME