Categories Lajme

Adriatik Llalla nuk është në burg, por jeton në një lagje të Romës

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i dënuar me vendim të formës së prerë nga GJKKO, prej disa ditësh jeton në Itali dhe ka kërkuar azil politik në shtetin fqinj. Së fundmi Report ka publikuar disa pamje nga banesa ku po qëndron Llalla në një lagje të Romës. Më 12 dhjetor ai është paraqitur tek autoritetet italiane dhe ka kërkuar azil politik.

Por pas verifikimeve nga ana e autoriteteve, atij i është komunikuar masa e arrestit, për shkak se ish-kryeprokurori është në kërkim ndërkombëtar. Në Itali pritet një komunikim me Ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë për të nisur procedurat për ekstradimin e tij, procedurë e cila zgjat 40 ditë. Kujtojmë se hetimi ndaj Llallës nisi fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME