Categories Lajme

Aeroporti i Vlorës, KKT miraton edhe lejen për interkonjeksionin Shqipëri-Maqedoni

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi të mërkurën (24 nëntor) miratoi një sërë lejesh ku ndër të tjera binin disa të lidhura ngushtë me turizmin, transportin dhe energjetikën. Kështu më në detaj u miratua leja e zhvillimit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Ky aeroport do të ndërtohet në zonën e Akërnisë nga konsorciumi Mabatex construction & YDA group i cili ka fituar edhe të drejtën e koncesionit.

Vlera e investimit për këtë projekt është 103 milionë euro ndërkohë që parashikohet që aeroporti të ndërtohet për një periudhë 4 vjeçare i ndarë në dy faza; faza e pare me kapacitete deri në 400 mijë udhëtarë dhe, në një fazë të dytë më kapacitetet deri në 1.2 milion pasagjerë në vit.

Një tjetër leje e miratuar ishte ajo për ndërtimin e Linjës 400 kv Shqipëri – Maqedoni e Veriut projekt i Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Ky operator priste vetëm kalimin e kësaj hallke për të vijuar me ndërtimin.

“Për Lotin 1 ka përfunduar hartimi i projektit dhe jemi në fazën e aplikimit për Lejen e Ndërtimit ne KKT, ndërsa për Lotin 2 vazhdon procesi i hartimit të projektit” do të shprehej vetëm pak kohë më parë administratori i OST Skerdi Drevova. Kjo linjë me kosto totale 70 milionë euro do të jetë 130 km e gjatë dhe do të ketë dy nënstacione 400kV. Nënstacioni i Fierit do jetë edhe qendra, e cila do të akomodoje burimet më të mëdha të prodhimit të energjisë së rinovueshme nga dielli dhe era.

Në rendin e ditës së KKT ka kaluar edhe leja për zhvillimin e portit turistik Marina Vlorë si dhe rikualifi9kimi urban i Parkut Arkeologjik të Durrësit. Një sërë lejesh janë miratuar edhe për ndërtimin e restorteve turistike nga Jugu në Veri ku bien në sy leje dhënë në Borsh, Qeparo, Gjilekë, Durrës si dhe vila banimi në kodrën e Potamit në Himarë. Një tjetër lejë është dhënë për një resto agro-turizëm në Malësinë e Madhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME