Categories Lajme

Aeroporti i Vlorës, tuneli i Llogorasë, Korridori Blu, parqet fotovoltaike

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, vlerësoi aeroportin e Vlorës, tunelin e Llogorasë, Korridorin Blu nga Murriqani në Kakavijë dhe diversifikimin e energjisë që pasqyrohet në parqet fotovoltaike më të mëdha që kanë nisur të ndërtohen si ai i Karavastasë dhe Spitallës që janë investime të huaja si dhe HEC e Skavicës, si ndër investimet më strategjike në vend me peshë të rëndësishme në ekonominë e vendit. Gjatë takimit që zhvilloi sot me banorë të kryeqytetit, Balluku tha se “këto janë pesë punët që do të kthehen në histori dhe do të shënojnë qeverinë Rama, si shkruajtëse të një faqeje të artë në infrastrukturë dhe në energjinë e vendit”.

Rruga e Arbrit, tha ajo, është padyshim një mrekulli, por Korridori Blu si në aspektin kilometrik, si në kompleksitet, do të jetë shumë më i madh se Rruga e Arbrit. “Nyja “Shqiponja” është nyja më e madhe infrastrukturore që ne kemi, por për shkak të ndërtimit të bypass-it të Tiranës i cili tashmë është në fazën finale të projektimit dhe të aprovimit të fondeve nga BERZH, shumë shpejt për 3-4 vite nuk do të jetë më e madhja “Shqiponja”, se do të jetë bypass-i i Tiranës i cili do të ndërtohet në Kashar”, u shpreh Balluku.

“Rruga e Arbrit është në përfundim dhe ne ndërkohë i hedhim sytë tek e ardhmja. Në këtë këndvështim Korridori Blu do të lidhë Shqipërinë nga ana rrugore me dy shtete fqinjë siç janë Mali i Zi dhe Greqia”, vijoi Balluku. Korridori Blu, nis në Murriqan dhe përfundon në Gjirokastër, duke prekur të gjithë Ultësirën Perëndimore edhe jugun e vendit.

Balluku tha se, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, me mbështetjen e Fondit Abu-Dabi “do të ndërtojmë një impiant 60 MW në liqenin e Bovillës i cili furnizon Tiranën me ujë, por do ta furnizojë edhe me energji”. “Ne kemi nisur me KESH ndërtimin në kaskadën e Drinit të impiantit 2 MW për ta parë sesi do të funksionojë, ndërsa është bërë edhe në HEC e Moglicës ndërtimi i një impianti tjetër i këtij lloji. Sjellim një realitet të ri në sistemin energjetik të vendit si asnjëherë më parë përmes investimeve dhe diversifikimit të energjisë”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME