Categories Lajme

Afati drejt përfundimit i basteve sportive

Ka nisur mbyllja e aktivitetit të basteve sportive sipas vendimit të marrë nga qeveria. Por cila është panorama në kryeqytet kur kanë mbetur dhe një javë nga hyrja në fuqi e vendimit?

Sipas të dhënave zyrtare të Qëndrës Kombëtare të Biznesit deri më datën 23 Dhjetor në të gjithë vendin janë mbyllur 5220 pika bastesh sportive ndërsa 331 pritet të mbyllen. Por cfarë pritet të ndodh me të punësuarit në këtë sektor që në total janë 7000 të tillë? Një nga ata është edhe Rolandi, i cili pas disa vitesh në emigracion u kthye për të punuar në një prej llotove sportive në kryeqytet. Tashmë si i papunë ai preferon të rrefëje pasigurinë për të ardhmen, por pa u identifikuar.

“Unë jam shum i shqetësuar. Unë që po të flas jam një ish emigrant prej 10 vitesh në itali dhe kthimi im në Shqipëri ishte për këtë fakt duke qënë se gjeta një punë që për familjen time quhej komode mendova të merrja këtë iniciativ për tu kthyer në Shqipëri.Aktualisht jam i papunë sepse vetvetiu edhe disa ditë na ka ngelur për tu ndarë dhe mendohet që do festohet viti i ri dhe të nesërmen je i papunë.Familja juaj prej sa personash përbëhet? Familje ime përbëhet prej nënës time bashkëshortes dhe një djalë 11 vjec i cili është i shqetësuar për faktin sesi do shkojë pjesa e jonë.”

Pas mbylljes së basteve sportive qeveria ka thënë se do të marr përsipër që të kryejë një program rikualifikimi për ata që do të mbeten të papunë. Një premtim mjaft ambicioz në kushtet kur qeveria jo vetëm po largon nga buxheti disa milionë euro taksa që u merr këtyre bizneseve, por edhe po merr në konsideratë efektet e veprimit të saj.Vendimi për mbylljen e lojrave të fatit dhe basteve sportive megjithese krijon një farë kostoje në të ardhurat e buxhetit, nga ana tjetër ai kursen miliona nga xhepat e shumë qytetarëve që shpenzonin buxhetet familjare në këtë aktivitet, duke sjellë edhe mjaft drama sociale në shoqërinë shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME