Categories Lajme

Ahmetaj: Programi ekonomik i PD-së rrit taksat për 95% të të punësuarve dhe 100 mijë bizneseve të vogla

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj komentoi programin ekonomik të prezantuar një ditë më parë nga Partia Demoraktike, sot në opozitë, e cila garon në zgjedhjet e 25 prilit për të marrë një mandat qeverisës. Ahmetaj u shpreh se taksa e sheshtë është varfëruese, ndërsa e krahason me projektin e tramit për Tiranën, i premtuar nga Basha, asokohe në krye të bashkisë së Tiranës, si kalendat.

Sipas ministrit Ahmetaj, Partia Demokratike në programin e saj ekonomik ka premtuar dyfishim të të ardhurave për frymë. Por thekson ai, PD nuk ka një afat se kur do të mund të përmbushë këtë premtim Premtimin për uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore, Ahmetaj e konsideron si një skemë të rrezikshme nga e cila qytetarët rrezikojnë të mbeten pa pensione.

“Ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore – gënjeshtër? Padituri?..apo një skemë për t’i lënë shqiptarët pa pension. Pra, një program “futja kot, se dhe po na besuan, fajin e kanë vetë””, thotë ministri. Nga ana tjetër, ministri Ahmetaj shprehet se taksa e sheshtë e premtuar nga PD do të thotë rritje e taksës për gati 95% të qytetarëve duke lehtësuar rreth vetëm 5% të tyre.

“Do vendosin taksë të sheshtë 9% mbi të ardhurat nga paga – pra, rritje takse për të gjitha pagat deri në 100 mijë lekë/muaj; taksë varfëruese për 94.5% të të punësuarve; ulje taksash për vetëm 5.5% të tyre! Një qytetar me pagë 35 mijë lekë/muaj, paguan tatim 1% me taksën e drejte progresive. Me taksën e sheshtë paguan 9%. I rritet tatimi mbi të ardhurat me 31 mijë lekë më shumë në vit. Praktikisht shteti i merr nga xhepi një pagë mujore në vit”. Një qytetar me pagë deri 35-40 mijë lekë/muaj, paguan tatim 2.6% me taksën progressive. Ndërsa em taksën e sheshtë, paguan 9%. I rritet tatimi 280 dollarë më shumë në vit”, shpjegon Ahmetaj.

Po kë lehtëson taksa e sheshtë 9%, shtron pyetjen ai. Sipas tij, një qytetar me pagë të lartë 200-300 mijë lekë në muaj, paguan 13.6% tatim me taksën progresive, me taksën e sheshtë paguan 9% tatim, i ulet tatimi me 1850 dollarë në vit.

“E dini sa i kursen taksa e sheshtë 9% një bankieri, drejtuesi koorporate, apo punonjësi me pagë 300-400 mijë lekë/muaj? 11.600 dollarë në vit. Me taksën varfëruese të sheshtë 9%, maja e piramidës së pagave, përfiton në total ulje taksash 150 milionë lekë/muaj”, deklaroi ministri Ahmetaj. Premtimi i dytë në programin e PD-së ishte ulja e tatimit mbi të ardhurat e kompanive nga 15% në 9%. Pra, shpjegon Ahmetaj, do të thotë që 10 mijë biznese të mëdha të përfitojnë në kurriz të 100 mijë bizneseve të vegjël.

“Me taksën e sheshtë 9%, i kursejnë 10 mijë kompanive të mëdha rreth 14.5 miliardë lekë. Me taksën e drejtë progresive, në 8 vitet e fundit, taksat e biznesit të madh janë rritur 460% krahasuar me 2013”, u shpreh Ahmetaj. Ahmetaj parashtroi edhe efektet që do të sjellë program i Partisë Demorkratike për biznesin e vogël. “Vendosin tatimi 0.5% të xhiros për bizneset e vogla. 20 milionë dollarë në kurriz të biznesit të vogël, 100 mijë biznese që sot paguajnë 0 taksa”, tha ai.

Lidhur me premtimin për uljen e taksës së qarkullimit, ministri u shpreh se efekti në buxhet i kësaj mase do të ishte -14,4 miliardë lekë. “Ulja e taksës se qarkullimit me 20 lekë nga çmimi i karburanteve dhe 4 lekë TVSH, 24 lekë/liter, duke llogaritur që konsumi vjetor i karburanteve është rreth 480 mijë ton, ka një efekt në buxhet prej -14,4 miliardë lekë, ose një rënie me 5% e të ardhurave vjetore nga Tatimet dhe Doganat”, shprehet ministri.

Premtimi për uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore nga 24.5% në 18% për ministrin Ahmetaj do të thotë t’i lënë shqiptarët pa pensione. “Nga ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore nga 24.5% në 18% të ardhurat vjetore do të uleshin në 64 miliardë lekë, ose 23 miliardë lekë më pak nga sa arkëtohen sot. Kjo është skema “t’i lemë shqiptarët pa pensione””, deklaron ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME