Lajme

Ahmetaj: Shtohen edhe 7 miliardë lekë, të përshpejtohet rindërtimi

Këtë të enjte është zhvilluar mbledhja e radhës e qeverisë.  Zëvendës/ kryeministri Arben Ahmetaj në përfundim të mbledhjes në një dalje për mediat ka bërë me dije se qeveria ka kaluar një grup vendimesh për rindërtimin.

Ai tha se llogaria e rindërtimit pra gjithë fondi i rindërtimit kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë. Sipas tij, avancimi është bërë për të përshpejtuar të gjitha proceset e rindërtimit.

“Sot kaluan një grup vendimesh për rindërtimin. Llogaria e rindërtimit, pra i gjithë fondi i rindërtimit për këtë vit, kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë.

Avancimi është bërë për të përshpejtuar proceset e rindërtimit. Dua të ritheksoj që programi i rindërtimit për këtë vit ka 35 miliardë për të përshpejtuar rikthimin e familjeve nëpër shtëpi. Këtë fundvit do të kemi një numër të konsiderueshëm familjesh që do të rikthehen në shtëpitë e tyre gjithandej”, tha zv.kryeministri Ahmetaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: