fbpx
Lajme

Ak sident i shumëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, rëndohet trafiku

Një aksident i shumëfishtë por fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës , në zonën e Sukthit teksa mësohet se disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mësohet se dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa nuk raportohet për persona të plagosur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe zbardhur rrethanat e plota të aksidentit ku raportohet të jenë përfshirë 5 makina.

Paraprakisht dyshohet se një frenim i papritur dhe mosrespektimi i distancës nga mjeti në mjet ka sjellë përplasjen zinxhir në autostradë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button