Categories Lajme

Akademia bullgare e shkencës konteston gjuhën maqedonase

Për Akademinë Bullgare të Shkencave, gjuha maqedonase është një dialekt bullgar. Nga ABSH-ja janë kategorik, që nuk ndryshojnë qëndrim për këtë, ndwrsa akademikët bullgarë kanë vërejtje për Kartën e gjuhës maqedonase të miratuar nga ASHAM.  Vlerësojnë se përmban qëndrime të pasakta dhe të papranueshme për origjinën, historinë dhe karakterin e gjuhës zyrtare në Maqedoni, të cilët siç vlerësuan, i dëmtojnë raportet midis dy vendeve.

“Akademikët nga Sofja, jozyrtarisht e njohin gjuhën maqedonase, por nuk mund ta njohin zyrtarisht atë. Më 3 dhjetor, ASHAM pati një Kuvend ku u miratua një zgjidhje shkencore e gjuhës. Në 6 – 7 vitet e fundit marrëdhëniet midis dy akademive janë zhvilluar shumë pozitivisht – tha Vasil Nikolov, zv/kryetar ASHB-së  Kryetari i ASHAM-it në largim, Taki Fiti sot tha që do të konsultohet me gjuhëtarët e më pas do të dalin me qëndrim.

“Ne jemi maqedonas që flasim gjuhën maqedonase, apo pjesa dërmuese e qytetarëve, kuptohet, ne jemi shtet multietnik. Pres që kjo çështje të tejkalohet nga shteti mik i Bullgarisë, ta zgjidh në rrethin e vet dhe t’i tejkalojë këto problematika që janë pjesë përbërëse të marrëveshjes gjegjësisht zgjidhjen e pikave siç është Goce Dellçevi dhe çështje të tjera, si probleme që tejkalohen – deklaroi Zoran Zaev- kryeministër. Instituti për Gjuhën Maqedonase përmes një njoftimi reagoi ndaj qëndrimit të akademikëve bullgarë, duke u bërë thirrje të afirmojnë shkencën dhe kulturën për të ndërtuar miqësi.

Instituti i Gjuhës Maqedonase: “Me këtë deklaratë mohohet ekzistenca e gjuhës, letërsisë, historisë dhe kulturës maqedonase dhe në këtë mënyrë mohohet identiteti kombëtar maqedonas. Ekzistimi i gjuhës maqedonase me sistemin e vet të veçantë dialektik dhe historinë e vet ka qenë çështje e debatuar në nivel ndërkombëtar kohë më parë, dhe çdo qëndrim që mohon këtë fakt të pamohueshëm e konsiderojmë një provokim të qëllimshëm”, thonë nga Instituti. /Alsat.mk/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME