Lajme

Aksident i rëndë te ‘Ura e Gajdarit’ në Sarandë, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Urën e Gajdarit në hyrje të Sarandës. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, dy mjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e aksidentit, makinat kanë pësuar dëme të shumta materiale si dhe janë plagosur dy persona.

Report Tv mëson se 2 të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërsa janë transportuar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore përkatëse. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar shkaqet e aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close