Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë te Ura e Dajlanit në Durrës. Siç dallohet edhe në fotot e dërguara në redaksi nga lexues të Newsbomb.al, tre makina janë përplasur zinxhir, fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Aksidenti ka ndodhur në pjesën e sipërme të urës, duke shkaktuar edhe radhë automobilistike, kryesisht nga kurreshtarë që kanë ulur shpejtësinë e makinës për t’i bërë foto të aksidentuarve. Forcat e policisë nuk kanë vonuar për të mbërritur në vendin e ngjarjes.