Drejtuesi i një mjeti mbeti i plagosur pasditen e sotme në një aksident rrugor në aksin Balldre-Lezhë. Dy makina, një “Pezho” dhe një “Benz” u përplasën me njëra-tjetrën. Goditja ka qenë mjaft e fortë, çka e dëshmon dhe dëmtimi i mjeteve. I pl agosuri është transportuar drejt spitalit rajonal të Lezhës. Policia në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidentit.
Categories
Lajme