Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në aksin Laç-Lezhë. Makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge pranë Fushë Milotit.
Në autoveturë ndodheshin një familje nga Mirdita, çifti bashkëshortëve dhe dy fëmijët. Nga aksidenti ka mbetur plagosur bashkëshortja e drejtuesit e cila është dërguar për mjekim. Shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë mungesa e sinjalistikës.