Categories Lajme

Aksident në Berat, përplaset 45-vjeçari (Emri\Video)

Aksidenti në rrugë, vdes 45 vjeçari, udhëtonte me biçikletë. Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 45 vjeçari mbrëmjen e sotme, ndërkohë që policia shoqëroi në organin blu drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin. Dritan Mici, 45 vjeçari, banues në lagjen “Jani Vruho” të qytetit të Beratit u aksidentua në rrugë dhe vdiq,  ndërsa udhëtonte me biçikletë në drejtim të fshatit Poshnje. Aksidenti u rregjistrua rreth orës 19:10, në afërsi të fshatit Poshnje, në vendin e quajtur “Rrethrotullimi i Çiflikut”.

Mjeti tip karotrec, që drejtohej nga Jetmir Caushi, mësohet se gjithashtu udhëtonte në drejtim të fshatit Poshnje, ku pas një parakalimi ka aksidentuar mjetin tip biçikletë, ku udhëtonte 45 vjeçari. Përplasja ka qënë fatale për burrin, i cili ka ndërruar jetë pa mundur të marrë ndihmën e parë. Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e policisë rrugore, të cilët nisën hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti. Drejtuesi i mjetit tip karotrec, banues në qytetin e Kuçovës është shoqëruar në organin blu ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME