Categories Lajme

VIDEO\Aksident në by pass-in e ri të Beratit, makina përplaset me shtyllën elektrike, shpëton mrekullisht shoferi

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në By Pass-in e ri të qytetit të Beratit. Një automjet tip “Mercedes Benz”me targa AA 484 AX,ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Mjeti fillimisht është përplasur me shtyllën elektrike të rrugës dhe më pas ka përfunduar në murin rrethuas të një banese,duke kapërcyer edhe trotuarin. Si pasojë e përplasjes, automjeti është shkatërruar totalisht në pjesën ballore, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka shpëtuar mbrekullisht dhe ka dalë pa lëndime nga makina.

Përplasja e mjetit me shtyllën elektrike ka sjellë dëmtime në sistemin e ndriçimit të të giithë aksit të rrugës dhe për të riparuar difektin në zonë kanë shkuar një ekip elektriçistësh të ODHEE-së. Pas aksidentit,në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore që po kqyrin zonën,për të konkluduar në shkaqet e këtij askidenti.

Burime të ekspertëve rrugorë në vendngjarje konfirmojnë se nga hetimet dhe matjet e para mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e madhe me të cilën ishte duke udhëtuar 58-vjeçari dhe lagështira në rrugë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME