Lajme

Aksident në Fier, 2 makinat përplasen me kamionin, plagosen 3 persona

Një aksident është shënuar në “Mbrostar Ura” në Fier. Raportohet se një makinë tip Fiat dhe një “Benz” janë përplasur me një kamion. Nga përplasja janë dëmtuar tre persona, të cilët janë dërguar në Spital.

Sakaq dëmet materiale janë të shumta. Për shkak të përplasjen për pak minuta është krijuar edhe trafik në këtë aks rrugor. Ardhja e forcave të policisë më pas ka bërë të mundur hapjen e trafikut vetëm në një sens. Ndërkohë bëhet e ditur se Policia po bën zbardhen e shkaqeve të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close