Një aksident me pasoja fatale ka pikëlluar zemrat e një familjeje shqiptare. 6-vjeçarja nga Kosova Sihana Gashi ka gjetur vdekjen tragjike.
Ajo u përfshi në një aksident së bashku me familjen e saj në Kostance, Gjermani. Prindërit e saj, babai 41-vjeçar dhe nëna 37-vjeçare kanë marrë lëndime të rënda nga aksidenti.
Të miturës do t’i jepet lamtumira e fundit nga familjaret sot në varrezat në Sarnen të Zvicrës orën 14:00.