Lajme

Aksident në Shijak: 19-vjeçari përplas makinën, 4 persona përfundojnë në spital

Një aksident me katër të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Policia ka njoftuar se në Shijak, një 19-vjeçar është përplasur me një automjet me një drejtues 31-vjeçar.

Dy shoferët bashkë me pasagjerët respketivë ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:55, në Shijak, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 19 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. O., 31 vjeç. Drejtuesit e mjeteve, bashkë me dy pasagjerët, ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: