Lajme

Aksident në Shkodër, makina përplas 61-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Shkodër, rreth orës 17:40 në aksin Kryebushat – Vau Dejës, ku një automjet ka përplasur këmbësorin me iniciale F.L, 61 vjeç. Mësohet se këmbësori i aksidentuar ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Shkodër/Informacion paraprak , Më datë 05.12.2021, rreth orës 17:40, në aksin rrugor Kryebushat – Vau Dejës, një automjet me drejtues shtetasin N. K., 59 vjeç, banues në Lezhë, ka përplasur shtetasin këmbësor F. L., 61 vjeç, banues në Stajkë, Vau i Dejës.

Shtetasi F. L., aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: