
Një aksident i rëndë është shënuar gjatë natës në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, ku një djalë i ri ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes me makinë.
Policia bën me dije se viktima është shtetasi F. H.
Dyshohet se i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Policia po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.
Tiranë/Informacion paraprak, Në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.