Tre automjete janë përplasur mes tyre duke lënë të plagosur 5 persona. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Peshkepi të Vlorës, ndërsa 3 ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Tre makina janë përplasur mes tyre duke lënë të plagosur 5 persona. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Peshkëpi të Vlorës, ndërsa janë dashur 3 ambulanca për të transportuar 5 të plagosurit në spital. Një makinë tip Benz me targa AA 502 YC, mjeti tip Toyota dhe mjeti Volkswagen janë aksidentuar mes tyre, ndërsa përplasja ka qenë e fortë pasi dëmet materiale të dy makinave janë të kosniderueshme. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe parakalimit të gabuar të njërit prej mjeteve. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Categories
Lajme