Një aksident është shënuar sot në mesditë tek sheshi “Nënë Tereza”. Mjeti me drejtues një 32 vheçar është përplasur me me motomjetin me drejtues një 26 vjeçar rreth orës 12.50 minuta. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, informoi sot policia e Tiranës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethave të aksidentit.
Categories
Lajme