Categories Lajme

Aksidentet rrugore/ Policia intensifikon monitorimet me mjete inteligjente, radarë automatikë, dronë e kamera

Për të parandaluar aksidentet në rrugët e vendit, policia ka shtuar monitorimet duke përdorur mjete inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera si dhe alkool-testuesit.

Po ashtu ata u drejtohen qytetarëve me mesazhe sensibilizuese, duke kërkuar që të respektojnë kodin rrugor.

Njoftimi i policisë:

Mos shpejtoni për të arritur sa më shpejt në destinacion, duke rrezikuar jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, por kujdesuni të arrini sa më të sigurtë në destinacion!

Mos kryeni parakalime dhe manovra të gabuara në rrugë, veprime të tilla janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, me pasoja për jetën dhe shëndetin!

Shpejtësia tej normave të lejuara, është kërcënim për jetën. Mbrojeni jetën duke qarkulluar me shpejtësi brenda limiteve të lejuara!

Qëndroni në radhë në rast fluksi apo ngadalësimi të lëvizjes për shkak të fluksit, mos dilni nga radha duke shkaktuar bllokim të trafikut!

Përdorni rrugë alternative gjatë kthimit, në rastet kur ka fluks dhe ngadalësim të lëvizjes!

Mos drejtoni mjetin nëse keni konsumuar alkool! Përdorni mjetet e transportit publik, alkooli vret jetën!

Sapo të hipni në makinë, vendosni rripin e sigurimit! Shmangni përdorimin e celularit dhe në raste urgjente, ndaloni mjetin dhe kryeni telefonatën!

Shpëjtësia, parakalimet e gabuara, mosvendosja e rripit të sigurimit, përdorimi i celularit dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, janë shkelje lehtësisht të verifikueshme nëpërmjet pajisjeve bashkëkohore që tashmë Policia Rrugore ka në dispozicion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME